Fier pranga djalit i ish-prefektit

01/03/2010 09:00

Arrestohet serish djali i ish-prefektit te Fierit, Rauf Troka.

Ndonese Erion Trokes i ishte ndaluar te afrohej prane vendeve qe frekuentonte Ertilda Spaho, te cilen ai e ka dhunuar disa here dhe se fundmi e mori peng, ai dyshohet se ka djegur banesen e saj mengjesin e djeshem.

Tashme ndaj Erion Trokes, 26 vjec, njeri nga djemte e ish-prefektit te Fierit, rendon edhe akuza e “shkaterrimit me dashje te prones me anen e zjarrit”, duke e cuar ne kater numrin e akuzave te ngritura ndaj tij.

Burimet zyrtare te Policise se Fierit pohojne per “Shqip” se rreth ores 05.00 te se dieles eshte bere shoqerimi per ne komisariat i Erion Trokes. Te njejtat burime saktesojne se shkak eshte bere dyshimi se Erion Troka i kishte vene zjarrin baneses se familjes Spaho, ku jeton ish e dashura e tij, Ertilda.

Policia para prangosjes ka keqyrur automjetin, me te cilin kishte levizur Troka dhe ka vene re se motori i saj ishte ende i ngrohte. Mesohet se Troka nuk ka pranuar autoresine e zjarrvenies dhe ka deklaruar se ne oren qe eshte djegur banesa e Spahove, ai ka qene duke pire kafe ne nje lokal ne unazen e qytetit te Fierit. Por, edhe pse Erion Troka ka paraqitur alibi, policia nuk e ka marre parasysh dhe ka vendosur arrestimin e tij, qe eshte i dyti, brenda 2 javesh.

Dyshohet se rreth ores 03.00 te mengjesit se djeshem, Erion Troka ka shkuar ne apartamentin e Ertilda Spahos, qe ndodhet ne katin e trete te nje pallati 5-katesh, ne lagjen “15 Tetori”. Troka, i pajisur edhe me lende djegese, pasi ka sperkatur me pare deren e shtepise i ka vene zjarrin. Me pas ai eshte larguar me makine dhe ne momentin e largimit me makine eshte dalluar nga nena e ish te dashures dhe nga kjo e fundit.

Ertilda Spaho pohon se ka qene nena ajo qe ka dalluar e para zjarrin. E alarmuar nena e Ertildes ka ngritur familjaret dhe kane tentuar te shuajne flaket. “I hodha uje deres, qe kishte marre flake. Ne kete kohe pashe nga ballkoni i shkalleve Erionin qe hipte ne makine. Njoftova policine, e cila erdhi menjehere prane baneses. Me vone u informova se policia e kishte ndaluar dhe kishte gjetur prova per te”, ka treguar Ertilda Spaho.

Nderkohe qe nena e saj me lot ne sy ka thene se bashke me jeten e vajzes rrezikohet jeta e te gjitha familjareve dhe fqinjeve. “Me kete shtet nuk ka drejtesi. Eshte skandal cfare po ndodh. E lene te lire me qellim vrasjen tone. Vajza e vogel nga ngjarja qe ndodhi ne shtepi pesoi traume dhe na u desh te merrnim nje mjek qe ta qetesonim. Mendonte se i ishte djegur motra. Shteti mungon, do ta lere serish te lire. Nuk kam me force qe t’i beje apel qofte zonjes se Kryeministrit, apo edhe kryeparlamentares qe mbron te drejtat e grave”, perfundon deklaraten e saj, nena e Ertilda Spahos.

Top Channel