Orikum, banoret serish ne proteste per tokat

28/02/2010 13:00

Banoret e Orikumit kane dale serish ne shesh per te protestuar ne oret e para te dites se sotme.

Rreth 100 banore me banderola ne duar kane nisur bllokimin e rruges kryesore qe lidh Vloren me Himaren ne oren 10 te paradites. Ata kane kerkuar qe te marrin tokat qe kane shpyllezuar si dhe e kane perfituar nga ligji 7501. Manifestuesit kane ecur pergjate bulevardit te qytezes se Orikumit dhe me pase kane dale ne rrugen kryesore duke bllokuar dhe kete aks per 40 min.

Protestuesit i kane kerkuar qeverise qe te zbatoje ligjin 7501 qe e kane vendosur ne vitin ‘91. “Kjo toke eshte e Dukatit dhe nuk ka asnje pronar, por pronare jemi ne qe e kemi shpyllezaur dhe nuk do te lejojme asnje qe te na i marre”, thane disa praj tyre.

Ata jane shprehur se i bejme thirrje shtetit qe te mos i detyroje qe te hidhen ne protesta masive. “Ne nuk do ta leshojme kete toke dhe jemi gati te vritemi per kete toke”, kane kercenuar banoret e Orikumit. Pasi kane protestuar ata jane shperndare dhe rruga eshte lene e lire.

Top Channel