Stafi i BBC paralajmeron me greve

27/02/2010 13:15

Stafi i BBC ka paralajmeruar mbajtjen e nje greve masive pas publikimit te lajmeve per shkurtime dhe per mbylljen e dy stacioneve kombetare radiofonike.

Unioni i Transmetimeve, BECTU dhe Unioni Kombetar i Gazetareve, NUJ, kane akuzuar BBC se eshte gjunjezuar para presioneve te politikaneve dhe te biznesmeneve rivale.

Rrjeti aziatik i BBC dhe kanali “6 Music” do te shkurtohen si pjese e propozimeve per reduktim te shpenzimeve.

Kreret e BECTU dhe te NUJ kane deklaruar se jane takuar me drejtorin e BBC, i cili u ka konfirmuar se lajmet e publikuara jane plotesisht te verteta.

Nderkohe, javen e ardhshme pritet qe ata te takojne drejtorin e pergjithshem te BBC, Mark Thompson, me te cilin do te diskutojne per propozimet ne fjale.

Top Channel