Kongoli, nga nje matematikan ne shkrimtar te suksesshem

26/02/2010 19:05

Emri i tij eshte nje firme e arte per letersine shqiptare. I kurorezuar me cmime “Kalores i Legjionit te nderit” ne France, “Shkrimtari i vitit” dhe “Penda e arte” ne Shqiperi, Fatos Kongoli konsiderohet si perfaqesuesi i padiskutueshem i letrave shqipe ne bote.

Ka nisur te levroje letersine ne nje periudhe shume te vone, nderkohe qe romanet e para te tij, te botuara pas renies se diktatures, tregojne origjinalitein e stilit te tij dhe pjekurine e larte artistike. Kongoli me profesion mesues matematike, ka gjetur lidhjen mes kesaj shkence ekzakte dhe te shkruarit.

Duke eksploruar shtigje te reja ne prozen e gjate te letersise shqiptare, sekretin e ketij suksesi te vonuar na i tregon miku i tij i vjeter, Edmond Tupja. “Kongoli eshte nje matematikan dhe asgje nuk i lihet rastesise. Cdo gje eshte ndertuar me se miri dhe qendron ne kembe ndaj cdo lloj kritike”, shprehet Tupja.

Njohja mes dy emrave me te njohur ne fushen e leterave nuk eshte e rastesishme. Gjuha frenge dhe perkthimi ekskluziv qe Edmond Tupja i ka bere romanit “I Huaji” e ka forcuar  kete aleance mashkullore. “Mes tij dhe mua eshte nje vajtje-ardhje dhe nje marredhenie diskutimesh, debatesh, mendimesh dhe ne fund fare kemi pasur nje konsensus”, shton Edmondi.

Shkrimtarin e gjejme koke-ulur ne kodrat e liqenit artificial ne kryeqytet. Shijimi i natyres dhe pak ajer i paster e ndihmojne ate per te nisur nje tjeter vale pune per vepren e radhes. Me jeten e tij te ndare, ketu dhe pertej oqeanit, Shqiperia per te eshte muza e vertete. Tupja qe e njeh  me afer di te sugjeroje nje keshille: “Kongoli tani eshte i ndare mes SHBA-se dhe Shqiperise. I jap si keshille te mos i shkepuse lidhjet me Shqiperine sepse pa token e realitetit shqiptar, cdo shkrimtar, ne mos humbet, dobesohet”, shton Tupja.

Nje nga pasqyruesit me perfekte te ish periudhes komuniste, ish gazetar dhe redaktor i shtypit te shkruar, ne te njejten periudhe, Fatos Kongoli eshte ne sfide me kohen, ne prodhimtari dhe stilin e jeteses.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel