Jane aktore te vertete por nuk vijne nga shkolla apo kurse profesioniste. Keta jane nxenesit e shkolles 9 vjecare “Konferenca e Pezes” ne Tirane.

“Te vegjel ne moshe por me pergjegjesi te rriturish mbi skene”. Eshte kjo motoja e aktoreve qe luajne ne skenografine modeste dhe qe i percon emocione te forta publikut. Per femijet, perfshirja ne kete kurs aktrimi eshte zbavitja me intriguese qe i ndjell menjehere ne salle sapo mbyllin oret e mesimit.

11 vjecarja Xheni mban vulen e suksesit ne shkolle, te cilin e ndjen shpesh here korridoreve ku ajo eshte nje vip. “Profesori me ka thene qe jam aktore e mire dhe kam talent dhe e mbaj pak veten si vip besoj”, thote vogelushja.

Verdi Tale, ish regjisori 73 vjecar, vitet e pensionit ia ka kushtuar ketij grupi nxenesish. “Me rrembeu shume kjo. Punova nje pjese teatrale dhe u thame prinderve te ndihmonin me fonde per te ndertuar nje salle. Eshte e veshtire te punosh me femijet por une shfrytezoj ate qe quhet e sinqerte qe keta e kane ne moshen dhe ne boten e tyre”, shprehet ai.  

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA