
Tirana eshte qyteti i lindjes dhe i zbulimit te talentit, por Shkupi po i perforcon dhuntite ne piano. Ka pak dite qe gjendet ne kryeqytet.
Premiera absolute e kompozitorit rus Rahmaninov e ka shkeputur nga realiteti i zhurmshem. I perqendruar mbi tastieren e pianos ai studion 6 ore ne dite per te rrembyer duartrokitje ne nje skene te madhe. Prej tre vjet e gjysme vazhdon studimet ne Shkup, per te thithur eksperiencen nderkombetare. I angazhuar ne menyre sistematike ne vendin fqinj, zgjedhja e tij kishte vetem nje emer, Dimitri Bashkirov, profesori i tij.
I kultivuar per te luajtur sa muzike baroke aq edhe moderne, atashimi prane profesorit rus i perforcon pozitat per koncertin ne Tirane. Kete gje pohon edhe dirigjenti i ketij koncerti, rusi Juri Sabaliev. “Ka nje teknike shume te mire, pershtatet mire me ansamblin”, shprehet Juri Sabaliev.
Injektimi i shpirtit rus tek talenti shqiptar dhe teknika e Paganinit duket se jane garanti per realizimin e vepres ne fjale. Por per te ardhur deri ketu eshte pershkuar nje rruge e gjate. Zamiri thote se muzika eshte variable, nuk eshte e thene te jesh perfekt. Por ata qe e kane ndjekur, nuk tregohen kaq modeste. Me jehonen e duartrokitjeve ne vesh dhe pergjegjesine e madhe mbi supe, Zamir Kabo shetit skene me skene me filozofine se “profesioni nuk perfundon asnjehere dhe t’i duhet te jesh gjithmone gati ta ushtrosh ate”.
Top Channel