Opozita largohet nga salla e kuvendit

25/02/2010 18:35

Grupi parlamentar i Partise Socialiste pasi paraqiti mekanizmin, me te cilin ajo pretendon t’i jape zgjidhje krizes, doli nga salla e kuvendit duke mos ndjekur punimet e rendit te dites.

Ne emer te grupit parlamentar te PS-se, deputeti Gramoz Ruci eshte shprehur se opozita i le te gjithe kohen e nevojshme mazhorances per te shqyrtuar dy projektligjet e hartuara prej saj, aprovimi i te cilave do te conte vendin drejt normalitetit.

Deri ne momentin kur mazhoranca te jape nje pergjigje zyrtare rreth propozimeve te socialisteve, grupi parlamentar do te qendroje jashte salles se parlamentit.

Nderkohe pak minuta me pare, kryeministri Sali Berisha garantoi bashkepunim te ngushte me opoziten, garantoi veton e saj ne kuadrin elektoral, nderkohe persa i perket sfides se Rucit per kutine e Ruzhdies, kryeministri theksoi se behet fjale vetem per nje qender elektorale, komisioneret socialiste te se ciles u larguan qe ne oret e para te procesit bashke me vulat.

“Kjo eshte nje ceshtje me gjykatat dhe jo mes nesh”, theksoi Berisha, duke refuzuar ne kete menyre ftesen e Rucit.

Nderkohe para daljes nga salla e parlamentit, Ruci i cilesoi fyerje dhe provokim deklaratat e kreut te grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, ndersa nga Berisha kerkoi maturi dhe qetesi ne pergjigjen qe ai duhet t’i jape opozites lidhur me propozimet.

Zyrtarisht neser do te dorezohen ne kuvend dy projektligje, njeri per ngritjen e komisionit hetimor qe perfshin hetimin e pakufizuar e te pakushtezuar te zgjedhjeve dhe nje projektligj i cili i jep te drejten e hapjes se kutive cdo partie  qe kerkon hetim per zgjedhjet e pergjithshme apo lokale. Keto dy inisiativa socialistet i quajten elemente thelbesore te standardeve europiane qe synojne t’i japin fund tradites 20-vjecare te zgjedhjeve te manipuluara.

Top Channel