Ahmadinexhad: SHBA-te nuk do te na ndajne

25/02/2010 18:30

“Aksi strategjik mes Sirise dhe Iranit mbetet i forte e i paprekur dhe Shtetet e Bashkuara nuk do te arrijne ta thyejne”.

Ky eshte mesazhi i dale nga vizita e presidentit iranian, Mahmoud Ahmadinexhad ne Damask, ku ka pasur nje takim me kolegun e tij sirian, Bashar Assad, me te cilin ka firmosur nje marreveshje per liberalizimin e vizave.

“Sulmet ndaj Iranit per programin e tij berthamor i ngjajne nje operacioni te neokolonizmit perendimor”, ka deklaruar Assad ne konferencen e perbashket per shtyp.

Top Channel