Whitney Houston zhgenjen Australine

24/02/2010 12:10

“Nothing But Love World Tour” titullohet turneu boteror i kengetares Whitney Houston, e cila nuk u ka lene nje shije te mire australianeve gjate ndaleses ne Brisbane.

Pas vetem dy kengeve, ajo beri nje pushim, ndersa gjate interpretimit te “I Will Always Love You”, kengetarja tregoi se zeri i saj eshte vite drite larg nga ai i kohes kur magjepsi gjithe boten. Per te gjithe qe e ndoqen live kete koncert, gjithcka rezultoi nje deshtim i vertete.

Whitney mungonte ne Australi qe prej vitit 1988 dhe mberritja e saj pas me shume se 20 vjetesh, ngjalli kureshtje dhe interesim te madh. “Nje zhgenjim total. Nuk mund te degjohej”, u shprehen shume prej fansave.  

Top Channel