SHBA ultimatum Iranit

24/02/2010 01:45

“Koha dhe durimi po shterojne”. Ky eshte ultimatumi nisur nga Shtepia e Bardhe drejt Iranit.

“Tashme eshte e qarte. Njoftimet qe na vijne nga qeveria iraniane tregojne se Teherani nuk ka asnje qellim te provoje para komunitetit nderkombetar per qellimet paqesore te programit te tij berthamor”, deklaroi zedhenesi Robert Gibs.

Gibs mbylli deklaraten e tij duke shtuar se procesi i kunderpergjigjes ndaj regjimit iranian “ka nisur”, pa percaktuar mjetet ne te cilat do te bazohet ky proces.

Top Channel