Kine, “Google” do te rifilloje bisedimet

23/02/2010 15:50

“Google” dhe pergjegjesit kineze do te rifillojne bisedimet mbi mundesite qe shoqeria amerikane te jete prezente ne Kine pa censure.

Lajmin e ka bere te ditur “Wall Street Journal”.

“Google” kishte kercenuar qe me 12 janar te linte Kinen per shkak te sulmeve informatike te forta ne dem te militanteve kineze te te drejtave te njeriut.

Sipas gjigandit amerikan, agresoret kerkonin “te kishin akses ne te gjitha llogarite ne Gmail te atyre militanteve dhe 20 shoqerive te tjera te sektorit qe ishin nen shenjester”.

Top Channel