Iran, arrestohet kreu i militanteve sunite

23/02/2010 11:10

Autoritetet iraniane kane arrestuar liderin e militanteve sunite, te njohur ndryshe si grupi Jundullah.

Lajmin e bejne te ditur mediat lokale, te cilat saktesojne se Abdolmalek Rigi u ndalua ne lindje te Iranit.

Sipas burimeve, Rigi dyshohet se eshte truri i nje sere atentateve vdekjeprurese me bombe ne provincen Sistan-Balucistan.

Tetorin e kaluar 42 persona, mes te cileve gjashte komandante te Gardes Revolucionare, mbeten te vrare nga nje autobombe qe shpertheu ne Zahedan.

Agjencia e lajmeve “Fars”, e cila iu referohet burimeve prane Ministrise se Inteligjences, thote se kreu i “Jundullah” u ndalua bashke me dy anetare te tjere te grupit.

Top Channel