Williams feston ne Primark marrjen e cmimit

22/02/2010 12:10

Robbie Williams nuk mund te veproje ndryshe. Ish kengetari i Take That ka gjetur nje menyre mjaft origjinale per te falenderuar fansat, te cilet “e kane duruar gjate 20 viteve te fundit”.

Ne blogun e tij ai ka publikuar nje foto me nje veshje femijesh ne rrjetin e dyqaneve te lira Primark. Ne kete menyre, ai feston marrjen e cmimit te karrieres ne Brit Awards.

Pavaresisht lumturise qe shfaq, ndoshta kjo eshte nje menyre per te treguar se Robbie tashme nuk do veproje cuditshem, sic ka bere gjate gjithe viteve te fundit, “Cfare ka me te bukur se sa te fitosh nje cmim karriere dhe te festosh ne nje kompleks Primark?”, shkruan Williams ne blogun personal.

Top Channel