Simpson, ish i dashuri i ben nje “shaka”

22/02/2010 14:10

Rrefimi i casteve intime te kaluara me Jessica Simpson nga ish i dashuri i saj, John Mayer, ka xhindosur kengetaren amerikane.

Ata jane ndare ne vitin 2006 por disa vite me vone, Mayer rrefeu per revisten “Playboy” castet intime te kaluara me kengetaren bionde dhe kjo nuk i ka pelqyer aspak asaj.

“Eshte vertete e inatosur. Nuk e ka menduar asnjehere se do sillej keshtu”, shrehet nje mikeshe e Simpson. John Mayer, para se te njihej me kengetaren, ishte nje muzikant jo shume i njohur, por pas lidhjes me Simpson ai krijoi nje simpati te madhe, duke krijuar lidhje madje edhe me emra me te medhenj si, Cameron Diaz apo Jennifer Aniston.

“Me pare ishte nje muzikant i zoti por e futi Jess ne boten e spektaklit. Krijoi nje monster duke e bere te famshem. Duke rrefyer per Playboy aspektet e jetes private poshte carcafit me Jessica-n, ai ka qene shume i ashper”, shton mikesha e kengetares ne nje interviste per revisten “OK!”.

Top Channel