
Roma ngushtoi diferencen ne -5 me Interin kryesues pas fitores minimale 1 me 0 ndaj Katanias. Nderkohe Juventusi siglon fitoren e trete radhazi nen drejtimin e trajnerit Alberto Zakeroni.
Fale golit te sulmuesit malazezas Mirko Vucinic qe ne minuten e 9 te takimit, skuadra kryeqytetase e Romes siguroi tre piket ndaj sicilianeve te Katanias duke u ngjitur ne kuoten e 50 pikeve, pese me pak se Interi kryesues qe barazoi 0-0 te shtunen me Sampdorian.
Nderkohe bardhezinjte e Juventusit duke se jane ringjallur. Pas fitores se kontestuar ndaj Xhenoas ne Serine A dhe fitores 2-1 ndaj Ajaksit ne Holande ne ndeshjen e vlefshme per Europa Lige, bardhezinjte arrijne nje tjeter fitore po 2-1, kete radhe ne Bolonja.
Per torinezet shenuan Dieg ne minuten e 5-te dhe Kandreva ne minuten e 66-te ndersa bolonjezet arriten barazimin e perkoheshem me ane te Buske ne minuten e 50-te.
Pas ketij trepikeshi juventinet, duke perfituar edhe nga barazimi pa gola i Napolit ndaj Sienes ngjiten ne vendin e katert ne kuoten e 41 pikeve.
Ne ndeshjet e tjera Kievo fitoi 1 me 0 ne transferte ndaj Atalantes, Kaljari mundi Parmen 2 me 0, Fiorentina permbysi ne 2-1 disavantazhin 0-1 te pjese se pare ndaj Livornos dhe Palermo mposhti Lacion 3-1.
Me ndeshjen e se dieles ne mbremje mes Barit dhe Milanit mbyllet java e 25 e Serise A.
Top Channel