
Norvegjia vazhdon te fitoje medalje te arta ne Lojerat Olimpike Dimerore te Vankuverit dhe nje te tille fitoi ne garen e Super G per meshkuj. Fitues ne kete disipline te skive alpine ishte pikerisht Aksel Svindal me kohen 1 minute 30 sekonda e 34 te qindat.
Ne vendin e dyte me medaljen e argjendte u rendit amerikani Bod Miller, nderkohe qe medalja e bronzit i takoi amerikanit tjeter, Endrju Uejbreht. Ne kercimin nga trampolina me ski u zhvillua raundi kualifikues ku paraqitjen me te mire e bene sportistet japoneze. Ne vendin e pare ne kete raund u rendit Noriaki Kasai i cili kaloi me kercimin e tij distancen prej 142.5 m.
Ne vendin e dyte u rendit japonezi tjeter Daiki Ito me 139.5 m, ndersa ne vendin e trete u rendit finlandezi Hautamaeki me 137.5 m. Ne disiplinen e Kerling per femra Britania e Madhe mundi Gjermanine ne raundin kualifikues me rezultatin 7-4, SHBA mundi Rusine 6-4 dhe Kina mundi Danimarkvn 11-1.
Ne turneun e Hokejit per meshkuj Suedia mundi Bjellorusine 4-2, Cekia fitoi me Letonine 5-2, ndersa Finlanda triumfoi ndaj Gjermanise 5-0.
Ne renditjen e pergjithshme te medaljeve vazhdon te kryesoje SHBA me 6 medalje ari, 6 argjendi dhe 8 bronzi, e ndjekur ne vendin e dyte nga Gjermania me 4 medalje ari, 5 argjendi dhe 4 bronzi. Ne vendin e trete ngjitet Norvegjia me 5 medalje ari, 3 argjendi dhe 2 bronzi.
Top Channel