Leonardo reagon pas deklaratave te Berlusconit

20/02/2010 15:50

“Jam gjithnje e me shume i qete, marreveshjet tona jane shume te qarta. Ka pasur nje politike te vendosur me pare dhe une nuk kam asnje problem. Nese presidenti kerkon te me menjanoje, mjafton vetem nje fjale e tij”.

Keshtu eshte shprehur tekniku i Milanit, Leonardo i cili ka komentuar deklaratat ne lidhje me lojen e Milanit te bera nga Silvio Berlusconi gjate nje darke me parlamentaret e PDL-se:

“Eshte nje skuader e mire nese do ta benin te luante mire”, ishte shprehur Berlusconi.

“Per te ecur perpara duhet gjeja me e rendesishme, duhet qetesi dhe keto gjera nuk i bejne mire skuadres. Por as edhe keq, pasi eshte nje skuader e pjekur. Jam nje trajner dhe do te vleresohem per kete. Liria ime eshte e paprekshme. Une punoj me koken time, autonomia ime eshte liria ime”, theksoi Leonardo.

Top Channel