
Vota ne asamblene zgjedhore te FSHF-se ka sjelle konfliktet e para tek klubi i futbollit Partizani.
Presidenti Albert Xhani pretendon se eshte ai qe duhte te perfaqesoje klubin e kuq ne zgjedhjet per presidentin e federates shqiptare te futbollit me 9 mars, nderkohe qe te njejtin pretendim ka edhe administratori i shoqerise aksionere, Paro Laci.
“Njehere me eshte dhene e drejta e votes une e kam protokolluar dhe ka nje komision qe e verteton kete. Kemi afat deri diten e hene. Po kercenoj te gjithe ata qe ia duan te keqen Partizanit, po i kercenoj me fitore nga java ne jave. Nese ky do merret si kercenim do kercenoj keshtu te gjithe kundershtaret e Partizanit”, theksoi Laci.
Ne nje deklarate per shtyp, presidenti Albert Xhani akuzon direkt bashkepunetorin e tij Paro Laçi, nga i cili ka marre kercenim per jeten.
Sipas presidentit Xhani, administratori Laci nuk ka plotesuar asnje nga kushtet e marreveshjes per financimin e klubit Partizani.
Ne fund Xhani ka theksuar se ndaj administratorit Laci do te ngre padi penale.
Top Channel