Regjistrimi, minoriteti grek mbeshtet nismen e qeverise

18/02/2010 08:45

Minoriteti grek mbeshtet nismen e qeverise shqiptare per regjistrimin e popullsise mbi bazen e vetedeklarimit.

Por kunder kesaj nisme jane ngritur mjaft shoqata e qytetare, qe e perceptojne procesin si te parakohshem. Procesi i shpallur nga qeveria shqiptare per regjistrimin e popullsise mbi bazen e vetedeklarimit te fese, kombesise e gjuhes, ka ngjallur debate te ashpra, sidomos ne jug te vendit, ku jeton nje pjese e madhe komuniteteve joshqiptare, por dhe minoriteti grek.

74-vjeçari Hodo Lico thote se eshte kunder ketij lloj regjistrimi te popullates ne Shqiperi. Ndersa nje zonje minoritare, Katerina Vllaho, thote: “Te regjistrohet, pse mos te regjistrohet. eshte e drejte e njeriut. Ate besim qe ka, ate le te regjistroje. Jemi te lire apo jo? Mesuese e historise ne shkollen 9–vjeçare, Adelina Asllani, mendon se me kombesine mund te abuzohet.

“Nuk mund te vetedeklarohet kombesia. Kombesia eshte ne bashki. Nese duan statistika, te vene ne bashki t’i numerojne sa jane greke, serbe, malazeze etj”, shton ajo. Perfaqesuesi i minoritetit grek, ish-kryetar i “Omonia”-s, Jani Jani, vlereson se behet nje regjistrim i sakte, i plote dhe zyrtar i minoriteteve etnike.

Pedagog ne universitetin “Eqerem Çabej”, Bektash Mema nxjerr ne pah veshtiresi ne regjistrim, “per arsye se vetedeklarimi i fese eshte pak i veshtire, sepse ka shume njerez (40, 50, 60%) qe nuk i praktikojne fete, ose dhe ata qe jane fetare, e ndryshojne fene per arsye ekonomike. Ne fillim Shqiperia te pranohet ne Europe, pastaj rregullat te behen siç jane ne Europe”. Emigrante e sapokthyer nga Greqia, Leonora Lloha vlereson: “Ç’eshte ky kundershtim? Une do shprehem per besimin tim, gjuhen time, kombesine time. Do shkojme drejt Europes e nuk jemi ne diktature. Jam shume pro regjistrimit te popullsise sipas deshires”.

Engjell Serjani mendon se “nese ky regjistrim nuk instrumentalizohet politikisht, apo nga ane te ndryshme, atehere ky eshte nje regjistrim teper normal.

Por nese brenda tij do te ekzistojne prapaqellime, sidomos me çeshtje qe lidhen me etnine e perkatesine fetare, atehere ky regjistrim do te ishte i parakohshem”. Kryetari i PBDNJ-se, Vangjel Dule, ne takim me strukturat e partise ne Gjirokaster, e quan procesin si “instrumentin me modern, me adekuat per te aplikuar politika te sakta per respektimin e te drejtave”.

Qytetari Njazi Kotoni thote se “deklarimi i fese, kombesise etj., me duken te shpejtuara, sepse vete popullsia eshte e varfer”. Studentja Elona Shehaj mendon se “kjo situate me duket shume absurde. Nuk mund te behet regjistrimi i popullsise ne kete lloj menyre. Kjo gje mund te behet, por ne nje moment tjeter, kur te liberalizohen vizat e Shqiperia te jete pranuar ne Bashkimin Europian”. Procesi i regjistrimit pritet te filloje shume shpejt, nderkohe qe perceptimi i publikut shqiptar mbetet i dyzuar rreth dobise se procesit. “Dwelle”

Top Channel