
Edhe pse aktualisht merret me drejtimin e Departamentit te Kerkimit ne Galerine e Arteve ne Tirane, duket se syte i mban tek skulptura.
Me nje formim te plote ne kete fushe, i nisur qe ne moshen 14 vjecare dhe me pas me studimet e larta ne Akademine e Arteve ne Ateliene e Skulptures Monumentale dhe Kavaletit. Keto pune qe i gjejme vetem brenda mureve te shtepise dhe tjetren para Pallatit te Kultures “Vace Zela” ne qytetin e Lushnjes, kane domethenien e tyre.
Da Vinci, Dante Aligeri, De Rada apo Nene Tereza, nje set punesh per te cilat Zana eshte fanatike dhe nuk pranon t’i shese. E njohur si autore e shume monografive, e fundit ajo per piktorin kontravers, Alush Shima, Zana Varvarica ka edhe nje profesion te cilin duket se e ka mesuar nga jeta. Emrin e saj e gjejme neper titrat e filmave te ish-Kinostudios Shqiperia e Re, “Mysafiri”, “Nentori i Dyte” apo “Partizani i vogel Velo”.
Momentalisht ajo eshte angazhuar ne serialin qe pritet te nise shume shpejt ne Top Channel, me titull “Ne kerkim te kujt?”. Josif Papagjoni e nis ne kete menyre rrefimin e tij per Zana Varvaricen qe sic e quan ndryshe: “njeriun e ndjeshem te koheve moderne”. “Zana me te drejte arrin te njehsoje nje strukture kompakte ne sensin qe alternon jo vetem te dhenat biografike por edhe i afron me qasjen kritike”, thekson ai.
Mbrojtese e veprave te mirefillta artistike, studiuesja e artit ka ne duar Monografine e Skulpures ne keto 100 vjet, perfshire ketu edhe realizmin socialist. Bashkeshorte, nje nene e mire, studiuese e palodhur, e strukur ne zyren e saj mes librave dhe monografive, e perditshmja e Zanes fokusohet tek puna.
Në vitet ‘90 duke përqafuar modernizmin, u hodhën poshtë veprat e realizmit socialist dhe bashkë me to, edhe talenti i atyre që ishin brezi i parë që studiuan në kryeqendrat botërore të artit. E ndërkohë që të huajt gjurmojnë studiot për të gjetur vepra, që janë bërë në atë periudhë, ne nuk shqetësohemi as se ku ndodhet kjo pjesë e historisë sonë. Një pjesë e mirë e tyre është shpërndarë, nuk ka një gjetje të identitetit të tyre. Duke parë depresionin shpirtëror të popullit, i shkaktuar nga periudha e socializmit, një pjesë e veprave të realizuar në atë kohë u shpërndanë në vende të ndryshme të botës,madje shumë prej tyre nuk dihet ku kanë përfunduar. E ndërkohë është folur se do të çelet një muze me fondin që ka Galeria Kombëtare e Arteve, ku do të pasqyrohen pikërisht vepra që i përkasin realizmit socialist. Veprat e artit në atë kohë kishin disa tipare, që ishin në përputhje me ideologjinë asaj kohe. Studiuesja e artit Zana Varvarica tregon se këto piktura sot mund të duken të çuditshme, pasi ato ishin të stisura nga ideologjia e asaj kohe.
Top Channel