SHBA, ngrihen akuzat ndaj mesueses vrasese

13/02/2010 11:55

Nje mesuese biologjie qe i ishte mohuar ngritja ne detyre eshte akuzuar per vrasjen e tre personave ne nje universitet ne jug te Shteteve te Bashkuara.

Amy Bishop u kap nga policia jashte nderteses se laboratorit shkencor ne kampusin e Universitetit te Alabames, pasi hapi zjarr brenda ambjenteve te fakultetit.

Autoritetet lokale kane deklaruar se ajo mund te denohet me vdekje nese shpallet fajtore per akuzen qe i eshte ngritur. Nderkohe, policia po merr ne pyetje edhe bashkeshortin e saj.

Institucionet arsimore ne Shtetet e Bashkuara jane kthyer ne vitet e fundit ne skena te sulmeve te armatosura.

Ngjarja me e rende eshte ajo e ndodhur ne Universitetin e Virxhinias ne vitin 2007, kur nje student vrau 32 persona dhe me pas veten.

Top Channel