Haiti perkujtoi viktimat e termetit

13/02/2010 10:25

Ne Haiti u mbajt nje ceremoni per te perkujtuar viktimat e termetit shkaterrues qe tronditi vendin nje muaj me pare dhe qe la pas rreth 230 mije te vdekur.

Mijera persona u luten ne momentin e sakte kur ra termeti, me 12 janarin e kaluar.

Me heret, lideret fetare u mblodhen per nje ceremoni ne Pallatin Kombetar, ne kryeqytetin Port au Princ, i shkaterruar nga lekundja sizmike.

Mbi nje milion haitjane kane mbetur te pastrehe nga termeti ne nje moment kur po afron dhe sezoni i shirave.

Presidenti Rene Preval ka premtuar se vendi i tij do te vazhdoje te jetoje. “Haiti nuk do te vdese, Haiti nuk duhet te vdese”, u ka thene ai te pranishemve ne ceremonine perkujtimore. “Fshini lotet dhe te punojme per te rindertuar Haitin”, ka shtuar ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA