Clinton: Jam gati te kthehem ne pune

13/02/2010 13:30

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton eshte mire dhe gati te kthehet ne pune per te menaxhuar koordinimin e ndihmave ne Haiti. Ai tha se ndihet shume mire pas mjekimit te marre ne spitalin e Nju Jorkut, ku mjeket futen dy kanale per te cliruar nje arterie te bllokuar.

Ish-presidenti, aktualisht 63 vjec, i eshte nenshtruar nje nderhyrjeje kirurgjikale bypass ne te njejtin spital me shume se pese vjet me pare. Ai u shtrua serish diten e enjte pasi ndjeu shqetesime ne gjoks.

“Ndjeva disa therje te lehta, jo dhimbje, kater dite me pare dhe mendova te shkoj te vizitohem”, eshte shprehur Clinton.

Tani, gati per t’u kthyer ne pune, Clinton ka bere thirrje per rritjen e perkjekjeve per Haitin, i cili shenon nje muaj nga termeti qe vrau rreth 230 mije vete.

Top Channel