Afganistan, avancon ofensiva e NATO-s

13/02/2010 13:10

Drejtuesit e forcave te NATO-s ne Afganistan deklarojne se trupat nderkombetare po bejne progres ne operacionin me te madh te kryer qe prej rrezimit te regjimit taleban ne vitin 2001.

Shkembime zjarri jane regjistruar kur mbi 15 mije trupa amerikane, britanike dhe afgane hyne ne provincen e Helmandit, ne Marxhaj dhe Nad Ali, per te shtrire kontrollin e tyre.

Krere te ushtrise afgane kane deklaruar se 70 perqind e Marxhahut eshte marre nen kontroll, nderkohe qe nje komandant britanik ka bere te ditur se 11 baza rebelesh jane shkaterruar.

Nga ana tjeter, nje komandant taleban ka deklaruar se njerezit e tij jane terhequr per te shmangur lendimin e popullsise civile.

Operacioni “Moshtarak”, qe ne gjuhen lokale do te thote “se bashku”, drejtohet nga 4 mije marinsa, te mbeshtetur nga 4 mije trupa britanike dhe nga ato kanadeze, daneze dhe estoneze.

Top Channel