Prifti flet per Kosoven

12/02/2010 11:20

Vleresimi i Kosoves, si nje vend terheqes per investitoret ka bere qe ministri serb i Tregtise, Sllobodan Milosavljevic te reagoje ashper ne Forumin e Investimeve te Verones.

Ka qene pikerisht ministri shqiptar i Ekonomise, Dritan Prifti, i cili ne deklaraten e tij vleresoi se shteti me i ri eshte vend terheqes per investitoret.

Ministri serb braktisi punimet e forumit, pasi nuk mund te pranonte qe Kosova te quhej shtet.

Milosavljevic shtoi se i kishte nderprere fjalimin Priftit dhe kerkoi te lexonte nje deklarate zyrtare, ku thuhej se duhej respektuar rezoluta 1244 e Kombeve te Bashkuara .

Top Channel