Bode: Amnisti fiskale

12/02/2010 16:00

Ministri i Financave, Ridvan Bode deklaroi se kane ardhur kushte qe ne Shqiperi te ndermerret nje amnisti e gjere fiskale, e cila sipas tij eshte e domosdoshme.

“Qeveria po e konsideron, nuk mund te them se do te jete perfundimisht dakord, por une them se eshte e domosdoshme per te relaksuar biznesin dhe per t’i dhene nje impuls te ri ekonomise”, ka deklaruar Bode.

Kreu i Financave gjate paraqitjes se buxhetit faktit te vitit te kaluar, pranoi se ne tremujorin e fundit, ekonomia u prek nga kriza, e cila e ka detyruar qeverine te rishikoje buxhetin e ardhshem per te kontrolluar rritjen e borxhit publik.

“Hartimi i buxhetit te vitit 2010 eshte bere kur efekti i krizes globale mbi ekonomine shqiptare ishte embrional. Eshte e nevojshme te kemi nje rishikim prej 25 miliarde lekesh, me nje shkurtim prej 5 perqind, qe nuk do te preke programet e investimeve publike”, ka saktesuar Bode.

Por Bode thote se pavaresisht ndikimeve te krizes, ekonomia shqiptare ishte me pak e prekura ne Europe.

“Jane vetem dy vende ne Evrope qe nuk u preken nga kriza, Polonia dhe Shqiperia, nderkohe qe vendet e tjera kane nje renie te dukshme te GDP-se”, ka shtuar Bode.

Bode tha se edhe rritja e borxhit ka qene e vogel krahasuar me vendet e tjera dhe se financat publike te vendit jane te qendrueshme.

Top Channel