Al Kaeda kercenon zgjedhjet ne Irak

12/02/2010 23:20

Lideri i Al Kaedas ne Irak ABu Omar al Bagdadi ka kercenuar me atentate terroriste procesin zgjedhor ne Irak.

Lajmi njoftohet prej mediave irakiane te cilat u referohen disa faqeve interneti islamike. Sipas te njejtave burime Abu Omar ka kercenuar nepermjet nje regjistrimi zanor ku thuhet se “synohet ndalimi me cdo mjet ushtarak i zgjedhjeve parlamentare”.

Zgjedhjet e pergjitheshme per pushtetin legjislativ ne Irak jane shtyre 2 here si pasoje e kercenimeve per sigurine ne mbarevajtjen e tyre. Ato parashikohen te mbahen me date 7 mars.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA