
Nenkryetari i grupit parlamentar socialist ne Parlamentin Europian Hanes Svoboda i ka kerkuar qeverise shqiptare te hape kutite e votimit te procesit zgjedhor te 28 qershorit, duke i dhene sipas tij ne kete menyre zgjidhje krizes se rende politike ne vend.(UPDATE)
Svoboda e lidhi qendrimin e tij me faktin se qeveria duhet te tregohet transparente dhe t’i jape nje pergjigje konkrete akuzave per manipulime. Pas takimit me kryetarin e Partise Socialiste Edi Rama ne Strasbourg, Svoboda i kerkoi edhe opozites t’i rikthehet salles se kuvendit.
“Ne patem nje takim shume te mire, nje takim ku u perpoqem te gjejme nje zgjidhje duke mos pare nga e shkuara por nga e ardhmja, sidomos nga e ardhmja e vendit. Mendoj se do te ishte mire qe opozita te kthehej ne parlament…ky ka qene gjithmone opinioni yne, por ne te njejten kohe, do te ishte mire qe qeveria te vepronte. Qeveria duhet te veproje dhe te thote, dakord, le te kemi transparence te plote. Ne si qeveri e pranojme qe opozita e njeh rezultatin e zgjedhjeve. Kjo eshte vendosur dhe kete e ka thene dhe gjykata. Por ne te njejten kohe qeveria duhet te jete e gatshme te tregohet e hapur dhe transparente, duke perfshire dhe transparencen e kutive, te kutive te votimit, sepse kjo do te tregonte realisht se kush ka te drejte kur thote qe ka pasur hile apo nuk ka pasur fare hile. Duke qene se na nevojitet paqja dhe stabiliteti ne vend dhe vetem nese opozita kthehet ne parlament dhe ne te njejten kohe qeveria mbeshtet hapjen, sinqeritetin dhe transparencen, mund te vendosen themelet e nje dialogu te frytshem ne te miren e vendit”, u shpreh Svoboda.
Duke shprehur mbeshtetje te plote per qendrimin e socialisteve europiane, kryetari i PS-se, Edi Rama ka theksuar se opozita eshte e gatshme te rikthehet ne kuvend menjehere sapo t’i garantohet procesi i hetimit te zgjedhjeve , ku pika themelore mbetet pikerisht hapja e kutive.
“Transparenca eshte vlere e patjetersueshme e demokracise perendimore. Sot ne jemi ne piken ku kemi gjetur nje mirekuptim te shkelqyer me miqte dhe partneret tane te PSE, per te vazhduar nje proces hetimi dhe per te garantuar transparencen e plote perfshire edhe hapjen e kutive, ne nje proces ku do te angazhohet nje Komision Hetimor Parlamentar, duke kthyer opoziten ne Parlament, duke vazhduar se bashku ne rrugen e reformave dhe te integrimit te Shqiperise ne Evrope”, u shpreh Rama.
Kjo eshte hera e pare qe nje zyrtar i larte i Parlamentit Europian sic eshte Hanes Svoboda ka folur hapur per hapjen e kutive, si nje element thelbesor per t’i dhene zgjidhje krizes se rende politike ne vend.
Top Channel