Skeletet, antropologet kerkojne ndihmen e arkivave

11/02/2010 20:40

Ekspertiza per identifikimin e eshtrave te gjetura ne zonen e Dajtit pritet te zgjase gjate, per shkak te shume veshtiresive.

Nje nga antropologet dhe mjeket ligjore me te njohur ne vend, Bardhyl Cipi, i cili po punon per kete ceshtje ne laboratorin e mjekesise ligjore, tregon se nje pjese e kafkave jane te demtuara si pasoje e zhvarrimit jo profesional, ndaj do te punohet per identifikimin e viktimave permes dhembeve dhe protezave.

“Duke pare punimet qe u kane bere dhembeve ne goje, ne permes ekzaminimit te mbushjeve dhe protezave mund te percaktojme se ciles periudhe i perkasin. Eshte problem i veshtire per t’u percaktuar kur eshte mbi 20 vjet qe ka ndodhur”, deklaron Cipi.

Antropologu Cipi tregon se ne te tilla raste kerkohet ndihma e prokurorise, por edhe e arkivave te Ministrise se Brendshme per te pasur nje liste me emrat e te gjithe personave te pushkatuar, qe ende nuk jane gjetur, me te dhenat e tyre fizike, ne menyre qe te behet nje krahasim me skeletet qe jane duke u rindertuar nga ekspertet.

“Do na jepet lista e viktimave, duhet bere e ditur mosha, gjatesia e tyre, vecortite e dhembeve, e vecorive te tjera, seksi dhe pastaj do kalojme ne identifikimin individual te tyre”, sqaron Cipi.

Mjeket ligjore mendojne se ka edhe femra mes viktimave qe u gjenden ne Dajt, por formimi i skeleteve dhe analizimi i tyre nga ekspertet do te vazhdoje gjate.

Profesor Bardhyl Cipi eshte nje nga antropologet qe ka bere identifikimin e disa deshmoreve te kombit ne vitet 80 ne varrezat e Beratit. Edhe atehere, tha zoti Cepi, nuk eshte arritur identifikimi i plote i te gjitha eshtrave.

Top Channel