Permbytje ne Maliq, demtohen te mbjellat
11/02/2010 14:30
Shkrirja e debores ka shkaktuar permbytjen e 1 mije hektareve toke bujqesore ne fushen e Maliqit. Fermeret e zones thone se uji u ka demtuar te mbjellat dhe se toka nuk mund te perdoret perkohesisht.
Shkak i permbytjeve eshte dalja e ujerave dhe bllokimi i kanaleve kulluese te zones. Drejtori i Sherbimeve ne komunen Lubonik thote se nje pjese e fajit eshte edhe e fermereve.
Situata e renduar ne fushen e Maliqit ka ngritur edhe grupe kontrolli per te nderhyre ne argjinatura dhe diga. Demtimi i nje argjinature te lumit Devoll ne komunen Pojan sipas te dhenave rrezikon daljen e lumit nga shtrati dhe shtimin e permbytjeve ne fshatrat Sheqeras dhe Pojan.
Top Channel