
Ministria e Mjedisit po merr hapa konkrete per mbrojtjen e specieve te liqenit te Ohrit.
Sipas ketij institucioni, shume shpejt ne thellesi te ketij liqeni do te vendosen telekamera per zbulimin e rrjetave qe vendosen nga peshkatare te palicencuar.
Kjo nisme e re, sipas drejtorit te politikave te peshkimit, Roland Kristo, do te sherbeje per mbrojtjen e botes nenujore, e cila shpeshhere eshte vene ne shenjester te peshkimit te paligjshem dhe sidomos korani, si nje specie me vlera te rralla endemike.
Periudha janar-shkurt eshte koha e shumimit te peshkut, e cila do te jete nen monitorimin e kamerave nenujore. Sipas Ministrise se Mjedisit, periudha e shumimit ndalon me ligj peshkimin ne liqenin e Ohrit.
Sipas Kristos, subjekte te paligjshme me perdorimin e rrjetave te medha demtojne speciet e ketij liqeni, sepse i peshkojne ato ne nje moshe te papershtatshme.
Perveç teknologjise se perparuar, ministria parashikon edhe rritjen e sanksioneve me gjoba te renda, qe shkojne deri ne 10 mije dollare dhe sekuestrim mjeti lundrues.
Per mbrojtjen e liqenit te Ohrit shteti yne ka nisur bashkepunimin me Maqedonine, e cila aplikon masa me te rrepta per peshkimin e paligjshem dhe ndalon kategorikisht ne çdo periudhe te vitit gjuetine e koranit.
Nje nga problemet me te cilat shpesh eshte perballur Ministria e Mjedisit, jane vaskat e rritjes se peshkut ne breg te liqenit te Ohrit.
Keto vaska, sipas Kristos, kane nisur si fillim te kultivojne troften, nje gjallese e cila eshte e ndaluar ne liqen.
Top Channel