Kutite, reagon Doris Pack

11/02/2010 20:10

Deklaratat e drejtuesve te se majtes ne Parlamentin Europian, pas takimeve me zotin Rama, kane sjelle reagimin e kolegeve te tyre te se djathtes.

Ish-kryetarja e Delegacionit te Parlamentit Europian per Shqiperine, Doris Pack, ka leshuar nje deklarate nga Strasburgu, e cila eshte shperndare ne Tirane nga Kuvendi i Shqiperise.

Ne kete deklarate, zonja Pack, e grupimit te qendres se djathte ne PE, thote se ka biseduar me zevendespresidentin e Parlamentit, Libor Rucek per polemikat e fundit rreth zgjedhjeve ne Shqiperi.

Nje dite me pare, pas takimit me zotin Rama ne Strasburg, zoti Rucek, nder te tjera tha se: “Ndoshta, mund te ishte nje zgjidhje edhe hapja e disa kutive ne cdo zone”.

Por ne deklaraten e zonjes Pack thuhet se, “ajo foli me zotin Rucek, kete mengjes dhe ai shpreh keqardhjen se kjo deklarate e tij ishte cituar gabim”.

Sipas Doris Pack, zoti Rucek i ka qendruar raportit te miratuar nga Parlamenti Europian per zgjedhjet ne Shqiperi dhe se i ka kerkuar zotit Rama t’i jape fund bojkotit.

Pasdite u shpernda edhe nje deklarate e kryetarit te grupit te eurodeputeteve te se djathtes italiane, Mario Mauro.

Me nje tekst te unifikuar, zonja Pack dhe zoti Mauro thone ne deklaratat e tyre se, “persa i perket rezultatit te zgjedhjeve, i takon drejtesise dhe jo qeverise te hape kutite e votimit”.

Dy eurodeputetet e qendres se djathte thone se, “meqe socialistet nuk paraqiten asnje ankese gjate procesit te numerimit, zoti Rama duhet te beje ate qe Parlamenti Europian i ka kerkuar ne raport, te kthehet ne Parlament, pasi veprimet e socialisteve po perkeqesojne imazhin e Shqiperise, duke vene ne rrezik liberalizimin e vizave”.

Top Channel