Gjermania financon projektin 37 milione euro

11/02/2010 09:55

Mbeshtetja e qeverise gjermane per te financuar projektet energjetike ne Shqiperi po vazhdon. Pas linjes 400 kv te Tirane-Podgorice, qeveria ka lidhur dhe tri kontrata te reja qe kane te bejne me ndertimin e linjes 110 kv qe lidh pjesen e Jugut.

Projekti do te financohet nga banka gjermane KfW, me vlere rreth 37 milione euro. Gjate fjales se tij, Kryeministri ka vleresuar projektet e reja, por, nga ana tjeter, nuk ka shtuar asnje fjale sa i takon linjes 400 kv qe po ndertohet aktualisht po me financim gjerman.

Sipas projektit, linja Tirane-Podgorice ka nje ecuri te ngadalte, rreth 6 muaj vonese, per shkak te problemit me shpronesimet. Ne rast se linja do te ishte ne funksion, do te kishim me shume mundesi eksporti dhe pak deme nga permbytjet.

Duke u ndalur te projekti i unazes se Jugut, Kryeministri tha se ky investim madhor i qeverise do te permiresoje gjendjen e furnizimit me energji te zonave kryesore turistike te vendit, siç eshte Vlora, Saranda dhe zonat ndermjet.

Ne mbledhjen e djeshme, Keshilli i Ministrave mori ne shqyrtim dhe miratoi vendimet per ratifikimin e marreveshjeve te huas dhe projektit, nepermjet Republikes se Shqiperise dhe operatorit te Sistemit te Transmetimit si agjenci e zbatimit te projektit KfW, per financimin e projektit “Linja unazore 110 kv e Shqiperise se Jugut, nepermjet akordimit te tre huave”.

Duke e vleresuar te rendesishme kete marreveshje dhe duke falenderuar qeverine gjermane, Kryeministri u shpreh se zbatimi i ketij projekti perben investimin e dyte madhor qe qeveria ka bere pas ristrukturimit te plote te Bistrica 1, Bistrica 2 per te permiresuar gjendjen e furnizimit me energji te zones kryesore turistike te vendit, siç eshte Vlora, Saranda dhe zonat ndermjet.

“Marreveshja apo linja unazore 110 kilovolt e Shqiperise se Jugut ka nje fature prej 37 milione eurosh, kurse projekti i saj ka nje fature prej 500 mije eurosh”. Vendimi eshte marre edhe per linjen tjeter 400 kv me Kosoven, vlera e se ciles i kapercen 40 milione eurot. Vendimi eshte marre edhe per linjen tjeter 400 kv me Kosoven, vlera e se ciles i kapercen 40 milione eurot.

Top Channel