
Prodhimi i energjise se rinovueshme, vecanerisht i energjise berthamore, si ne Itali edhe ne Shqiperi, kane marre vemendjen e medias italiane gjate forumit ekonomik, i zhvilluar ne Verona te Italise.
Pjesemarres ne kete konference, kryeministri Sali Berisha, ka njohur investitoret italiane me vizionin e qeverise shqiptare per te shnderruar Shqiperine ne nje nyje strategjike te prodhimit te energjise se rinovueshme dhe eksportimit te saj.
Ky vizion duket se eshte nje e perbashket me qeverine italiane, pasi me ministrin e Ekonomise, Claudio Scaiola, kryeministri Berisha ra dakord qe dy vendet duhet te bshkepunojne ne fushen e energjise berthamore, ne menyre qe agjencite perkatese te te dy vendeve, te sapo krijuara, te kthejne ne rajonal projektin e ndertimit te nje centrali berthamor, i cili do te rrise burimet e energjise se rinovueshme dhe do te garantoje tregun rajonal dhe ate italian me energji ne afat te gjate.
“Ambicja kryesore e vendit tim eshte te kthehemi ne nje superfuqi energjitike rajonale, qe do te thote se ne jemi te vendosur qe ne vitet e ardhshme te veme ne perdorim te gjitha burimet qe do te shnderrojne Shqiperine ne nje eksportues te madh te energjise. Ky eshte vizioni i qeverise sime dhe sipermarrjet italiane do te jene te mirepritura te kontribuojne ne kete vizion”, ka deklaruar Berisha.
Ne te njejten linje eshte shprehur edhe ministri italian Scaiola. “Italia perfshihet ne projektet nukleare sepse beson ne to. Jane aktualisht 60 projekte ne bote ne rruge per te marre autorizimin e prodhimit te energjise berthamore. Italia eshte i vetmi vend i G8-es qe nuk prodhon energji elektrike nga burimet nukleare. Kemi ndermend ta prodhojme vete ate, duke rekuperuar traditen tone teknologjike dhe industriale ne bashkepunim me Francen, SHBA-ne dhe Rusine”, ka pohuar ai.
Kryeministri Berisha ndodhet ne Itali per nje vizite zyrtare, pjesa kryesore e se ciles eshte takimi me kryeministrin italian Silvio Berlusconi dhe nenshkrimi mes dy kryeministrave i dokumentit te partneritetit strategjik.
Top Channel