Bastet, kater lojtare nen hetim

09/02/2010 20:15

Skandali i trukimit te rezultateve ka perfshire se fundmi edhe klubin Apolonia.

Drejtuesit e skuadres fierake kane dorezuar ne prokurorine e rrethit nje kallezim penal per futbollistet Albert Kaci, Mariglen Shoshi, Erjon Hoti dhe Elton Grami te cilet akuzohen per trukimin e rezultateve qe sollen dhe rrenimin e Apolonise ne keto javet e fundit.
 
“Keto dite ne kemi siguruar prova se lojtari Albert Kaci eshte i perfshire ne trukimin e ndeshjes zhvilluar kunder Shkumbinit te Peqinit. Ai e pranoi vete se ishte perfshire ne kete trukim. Keshtu qe shoqeria ka dorezuar kallezimin penal se bashku me provat qe klubi disponon per momentin”, shprehet Andi Derhemi, drejtor i Kontrollit te Brendshem ne klubin Apolonia.

Nga ana tjeter, shkodrani Kaci pasi ka mohuar cdo perfshirje te tij ne baste te paligjshme, ka deklaruar se do te ndjeke dhe ai rrugen ligjore per te pastruar figuren e tij.
 
“Une nuk e kam bere dhe nuk e pranoj nje gje te tille. Ne do t’i shkojme kesaj ceshtjeje deri ne fund pasi nuk jam une ai qe ka bere pazare ne klubin e Apolonise”, deklaroi Albert Kaci.

Nismetari i ndryshimeve ne Kodin Penal, Shkelqim Hajdari ka kerkuar me shume bashkepunim mes sportit dhe drejtesise, e vemtja mundesi per eleminimin e trukimit te ndeshjeve te futbollin shqiptar.

“Eshte rasti me i mire qe ne te inkurajojme njerezit qe nese ka dyshime t’i drejtohen vete prokurorise. Nuk eshte e veshtire qe te tilla ceshtje te zgjidhen vetem duhet bashkepunim. Duhet me shume bashkepunim mes sportit dhe drejtesise per t’i dhene fund ketij fenomeni”, tha Shkelqim Hajdari.

Klubi fierak po heton lidhjet e kater lojtareve te pezulluar me persona jashte skuadres te perfshire ne kete skandal, nderkohe qe kerkon nga prokuroria dhe FSHF zgjerimin e hetimeve.

Top Channel