Spanja do te perballet me Çekine

08/02/2010 12:45

Shorti i eliminatoreve te Euro 2012 ne Poloni dhe Ukraine, i hedhur te dielen ne Varshave te Polonise, ne nje shikim te pare rezultoi i lehte per kampionen e Europes, Spanjen, megjithate trajneri Vinsente del Boske tha me pas se duhet marre me seriozitet çdo kundershtar.

Spanja, e cila fitoi Euro 2008 me nje seri performancash te shkelqyera qe u kurorezuan me fitoren e tyre ndaj Gjermanise e finale, e pozicionuar e para ne renditjen boterore, u perfshi ne Grupin A bashke me Republiken Çeke, Skocine, Lituanine dhe Lihtenshteinin.

Spanjollet ishin te fundit nga 51 skuadrat ne short qe u terhoqen ne ceremonine ne Palarin e Kultures dhe Shkences ne Varshave dhe prandaj Del Boske u tregua shume i matur per sfida qe e presin.

“Ne do te perballemi me nje test te veshtire dhe do te duhet te japim me te miren tone ne çdo ndeshje, prandaj nuk duhet te bejme asnje gabim; çdo sfide duhet ta marrim me seriozitetin me te madh”, u shpreh ai per gazetaret menjehere pas shortit.

Kampionia e Botes, Italia, qe do te perballet ne finalistet e Boterorit si Serbia dhe Sllovenia, ashtu sikurse edhe me Irlanden e Veriut, Estonia dhe ishujt Faroe ne Grupin C, ndersa Franca, finalistja e boterorit 2006, do ta kete jo te lehte ecurine e saj ne ndeshjet me Rumanine, Bosnjen, Bjellorusine, Shqiperine dhe Luksemburgun ne Grupin D.

“Grupi i Italise eshte i balancuar, me Serbine dhe Sllovenine, dy ekipe qe do te luajne ne Boterorin 2010, nenvizoi per agjencite e lajmeve ANSA trajneri i Italise, Marçelo Lipi, i cili nuk ishte i pranishem ne hedhjen e shortit. eshte avantazh te qenit ne nje grup me 6 skuadra. Per sa u perket grupeve te tjera, ai i Anglise eshte me i veshtiri”.

Gjermani, kundershtari i Spanjes ne finalen e Euro 2008, do te ndeshet me komshinjte e Austrise, ashtu sikurse me Turqine, i cili duket se do te jete rivali kryesor per ta ne Grupin A. Ky grup perfshin gjithashtu Belgjiken, Kazakistanin dhe Azerbajxhanin, te cilin Gjermania e mposhti ne shtepi dhe ne transferte gjate eliminatoreve te Boterorit 2010. Azerbajxhani drejtohet nga ish-lojtari dhe ish-trajneri i  kombetares gjermane, Berti Vogts.

Ata ishin skuadra e pare e terhequr ne short dhe ishte ne te njejtin grup me Armenine, qe se bashku formonin nje skenar qe UEFA deshironte te shmangte.

Tensioni politik mes dy shteteve ish-sovjetike beri qe Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s te mos i lejonte te dy ekipet ne te njejtin grup. Sipas nje para-marreveshjeje, Armenia u zhvendos ne Grupin B, ku do te perballet me Rusine, Sllovakine, Irlanden, Maqedonine dhe Andorren.

Dy vendet kishin refuzuar te luajne me njeri-tjetrin ne eliminatoret e Euro 2008, pasi rane ne te njejtin grup. Anglia do riperjetoje rivalitetin e vjeter me Uellsin, me te cilin eshte perballur 99 here. Hera e fundit ishte per eliminatoret e Boterorit 2006, kur Anglia i fitoi te dy ndeshjet. Ne kete grup, ate G, jane dhe Zvicra, Bullgaria dhe Mali i Zi. Trajneri Fabio Kapelo, ndeshjen e tij te pare nen drejtimin e Anglise e fitoi 2-1 ndaj Zvicres ne shkurt 2008 dhe tha se e mirepriste serish kete perballje. “Ne jemi permiresuar shume si ekip nga ajo ndeshje e pare, shtoi ai. Edhe pse do te jete e veshtire, them se eshte gje e mire qe do te perballemi perseri me ata”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA