Kush priste nje rezultat te perafert per shkak te sulmeve te shpeshta dhe mbrojtjes jo ne nivel, eshte zhgenjyer ne finalen e madhe te futbollit amerikan, Superbowl.
Ndeshja historike me numer 64 qe perplas skuadrat me ne forme do te hyje ne palmaresin e arte si nje sfide spektakolare dhe me shume pak gabime ku triumfuan Nju Orlins Seints.
Skuadra qe sipas parashikimeve duhej te vuante goditjet e Pejton Mening, ka qene ajo qe ka dhene me te miren duke mundur me merite rivalet e Indianapolis Kollts.
Ky triumf ka edhe nje vlere simbolike per qytetin qe ne 43 vjet histori ka koleksionuar deshtime sportive dhe qe 5 vjet me pare u shkaterrua nga uragani Ketrina.
Nje merite e madhe ne suksesin 31-17 te Seints, shkoi per Dru Bris qe eliminoi ne maksimum gabimet dhe ne 39 tentativa pasimi, realizoi 32 me sukses.
Ky i fundit u perlot ndersa mbante te birin ne duar, duke ia dedikuar fitoren, qytetit te Nju Orlins.
Top Channel