Pavaresisht se drejton nje nga skuadrat me te forta ne bote, Jose Mourinho nuk do heqe dore nga merkatoja edhe ne muajt e veres.
Endrra e madhe e teknikut portugez te Interit eshte mesfushori i Liverpool, Steven Gerrard. “Special One” nuk synon te beje leshime ndaj presidentit Massimo Moratti, te cilit i kerkon kapitenin e “The Reds” me cdo kusht.
Por nga ana tjeter, nese Inter kerkon te beje nje goditje kaq te madhe ne merkato, eshte i detyruar te lejoje shitjen e ndonje elementi te vlefshem. Behet fjale per mbrojtesin brazilian Maicon, i cili eshte nje nga pikat kyce te kesaj skuadre.
Maicon kerkohet prej kohesh nga Manchester City dhe vera mund te jete periudha e duhur per largimin e tij drejt nje tjeter kampionati.
Top Channel