Ekspertet kunder regjistrimit

02/02/2010 15:35

Ish-presidenti i Republikes, Rexhep Meidani, historiani Pellumb Xhufi dhe staticientja Milva Ikonomi kane kundershtuar regjistrimin e popullsise mbi baza etnie dhe fetare.

Ky regjistrim, – tha ish-presidenti Meidani, – do te sillte shtremberim te se vertetes.

“Nje regjistrim i tille mbi bazen e perkatesise fetare, jo vetem qe nuk do t’i sherbeje se vertetes po mund ta demtoje ate dhe mund te krijoje shqetesime brenda shoqerise shqiptare dhe me vendet fqinje”, u shpreh Meidani.

Historiani Pellumb Xhufi, tregon se regjistrimi mbi baze etnie dhe feje bie ne kundershtim me nje ligj nderkombetar te miratuar qe ne vitin 1930, dhe behet vetem per interesa politike

“Ky regjistrim bie ne kundershtim me ligjin e brendshem, ne radhe te pare me Kushtetuten e Shqiperise. Nje iniciative e tille do te perfundonte si ajo e ligjit te fundit me paktin me Greqine qe u rrezua nga Gjykata Kushtetuese”, u shpreh Xhufi.

Staticientja Milva Ikonomi ka sqaruar se ky regjistrim do te sjelle vetem rezultate te paverteta mbi kete pike.Zonja Ikonomi kerkoi qe keto te dhena te ruhen pasi  mund te perdoren per qellime negative.

“Keto te dhena i lihen shume ne dore popullsise, po kane nevoje qe te jene te sigurta dhe te perdoren per qellime te mira”, u shpreh Ikonomi.

Ky diskutim mbi regjistrimin e popullsise ne baze te fese dhe etnise u inicua nga kryetari i levizjes G99, Erion Veliaj, i cili ka ka kerkuar qe te reflektohet me shume mbi kete ceshtje.

“Kemi qene te zhgenjyer sidomos nga INSTAT-i i sotshem. Kemi arsye per te qene te shqetesuar dhe per te vene nje pikepyetje te madhe mbi integritetin e tyre”, u shpreh Veliaj.

Top Channel