De Vito, foto me kemben nudo

01/02/2010 16:55

Danny DeVito ka nje mani te vecante sa here e gjen veten si turist.

Aktori amerikan, nuk kenaqet duke bere foto klasike te monumenteve ose ambienteve turistike. Ne objektivin e aparatit te tij fotografik gjen gjithnje vend kemba e tij nudo.

Dhe episodi me i fundit ka ndodhur ne Berlin: aktori i Hollywood-it, qe gjendej ne kryeqytetin gjerman per te terhequr cmimin e karrieres, ka nxjerre kemben e tij zbathur perpara portes se Brandeburgut, perpara rrenojave te Murit apo nga dritarja e limuzines.

“I dua kembet e mia se me cojne kudo”, komenton aktori 66 vjecar ne profilin e tij ne “Twitter”.

Dhjetorin e shkuar ai gjendej ne Milano per galane e 40 vjetorit te karrieres se Placido Domingo, ku me pas vizitoi edhe Duomo. Edhe ketu hoqi carapet dhe beri foton e radhes.

Te njejten gje, aktori beri edhe me Venecian ne sfond.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel