Maldini, tani i dedikohet modes
30/01/2010 14:35
Paolo Maldini ka nje pasion te vertete per moden. Kohet e fundit ish-futbollisti ka ndermarre nje projekt pune edhe me liderin e Oasis.
Sipas “The Sun”, Maldini ka investuar ne «Pretty Green», linjen e veshjeve te firmosur nga Liam Gallagher dhe qe per momentin eshte shume e preferuar prej te rinjve.
“Liam ka qene prej kohesh nje fans i madh i Paolo Maldinit. Ata te dy jane njohur vite me pare, me rastin e nje turi europian te Oasis dhe prej asaj kohe kane qendruar ne kontakt me njeri-tjetrin. Paolo ka patur nje karriere te gjate sportive dhe tani po synon qe te beje investime ne fusha te tjera”, thote nje burim qe deshiron te mbetet anonim per tabloidin britanik.
Top Channel