Hackman, “luani i keq” mbush 80 vjec

30/01/2010 15:50

“Luani i keq” i Hollywood-it, Gene Hackman mubush sot 80 vjec edhe pse fiziku i tij nuk tregon aspak se mbi shpatulla i rendojne 8 dekada.

Personazhi i roleve te ndryshme qe ka fituar 2 cmime Oscar, numeron 45 vite karriere te pasur me suksese. Djali i Eugene dhe Lyda Hackman, u rrit ne Ilinois ku i ati punonte si gazetar. Ne moshen 16 vjecare u be pjese e forcave te marines, por pas tre vjetesh ai filloi te ndiqte kursin e gazetarise ne Universitetin e Ilinois.

Pas nje eksperience te shkurter ne kete profesion, ne moshen 30 vjecare u regjistrua ne nje kurs per artin dramatik ne Pasadena Playhouse te Kalifornise. Ketu ai njihet me nje tjeter emer te destinuar per t’u bere i madh, Dustin Hoffman. Dalja e pare e rendesishme ne skene u shenua ne vitin 1964 ne Browday, ndersa me pas mori pjese ne filmin “Lilith” me Warren Beatty.

Nominimi i pare per Oscar erdhi ne vitin 1967 me “Gangster story”. Por figura e vertete e artistit doli ne pah ne vitin 1971 me filmin “Dora e ashper e ligjit” me te cilin fitoi Oscar-in si protagonisti me i mire. Hackman eshte martuar dy here, ne vitin 1956 me Faye Maltese, me te cilen u divorcua pas 30 vjetesh dhe me bashkeshorten aktuale Betsy Arakawa.

Top Channel