
Historiani Bernd Fisher, nje nder njohesit me te mire te Shqiperise, ne nje interviste per Zerin e Amerikes e ka cilesuar krizen ne vend si me kritiken dhe qe kerkon nje kompromis urgjent mes Rames e Berishes.
Fisher shprehet se Shqiperia po zhgenjen edhe vendet qe e mbeshteten ne NATO, duke nisur ser pari nga Shtetet e Bashkuara.
“Mendoj se marredheniet aktuale mes dy partive kryesore jane me te veshtira se asnjehere me pare. Jam vecanerisht i shqetesuar per gjuhen e urrjetjes sidomos kur behet fjale per udheheqjen e tyre. Qe demokracia te funksionoje duhet te kete opozite, perndryshe do ishte vetem nje parti qe krijon rregulla. Nje nga elementet qe po shikojme kohet e fundit eshte prirja e kryeministrit per te forcuar pozitat ne krahasim me parlamentin. Nese flasim per plane afatgjata, kjo nuk eshte pozitive pasi nderhyn ne ndarjen tradicionale te pushtetit. Ky eshte nje nga aspektet me negative te bojkotit. Ka edhe pasoja te tjera ku qeveria ka nevoje te kaloje ligje te rendesishme me me shume se 50 %, sidomos reforma te rendesishme te kerkuara nga BE. Shqiperia eshte ne nje pike kritike kthese, sidomos marredhenia me BE”, thekson historiani.
Me tej, ai mbeshtet nderhyrjet e ambasadorit Uidhers per zbutjen e krize, por shton se dy partite kryesore duhet te bejne patjeter nje kompromis.
“Nuk besoj se bojkoti do jete efektiv. Besoj se kriza do zgjidhet nese dy partite bejne nje kompromis. Partia ne pushtet duhet ta marre seriozisht ne konsiderate mundesine e hapjes se kutive, rishqyrtimin ne komisionin parlamentar te zgjedhjeve dhe PS duhet te hyje ne parlament. E dime qe Berisha nuk u pergjigjet ketyre sinjaleve por komuniteti nderkombetar mund te kishte reaguar dhe ta kishte vendosr PS-ne ne nje pozite te favorshme. Tani bojkoti vetem po shkakton deme”, shton Fisher, sipas te cilit, te dyja palet duhet te bejne leshime ne te njejten kohe per ngritjen e nje komisioni parlamentar dhe hapjen e kutive.
Top Channel