Bashkia, strategji per sherbimet sociale

29/01/2010 17:25

Qytetaret e Tiranes, kryesisht shtresat ne nevoje do te kene me shume sherbime sociale dhe rritje te cilesise ne ofrimin e tyre.

Bashkia e Tiranes ka prezantuar strategjine  per ofrimin e ketyre sherbimeve per grupet ne rrisk duke rritur numrin e qendrave dhe duke i shtrire ato ne te gjithe territorin e bashkise.

Per tre vite parashikohet te shtohen 8 qendra  te reja ne mbeshtjetje te grupeve ne nevoje  si ajo per toksikopendencen dhe Hiv Aids ne njesine numer 5, qender ditore per femijet ne njesine numer 9,  qender  per te rinjte dhe te moshuarit ne njesite 6 dhe 7, qender per grate e dhunuara e te tjera.

Per keto shtresa parashikohet nje fond prej 173 milion leke  ne tre vjet. Strategjia per ofrimin e sherbimeve sociale u be ne bashkepunim me disa shoqata mbeshtetur edhe nga ambasada spanjolle.

Top Channel