Kate Hudson, “show” ne festen private

28/01/2010 16:50

Kate Hudson nuk po kalon nje periudhe pozitive qe pas ndarjes nga ish i dashuri Alex Rodriguez.

Ne shtepine e saj ne Los Angeles, aktorja bukuroshe ka organizuar disa party privat per te harruar historine e deshtuar te dashurise, por ajo nuk e ka ruajtur dot qetesine, duke treguar se vazhdon te kete probleme. Gjate nje mbremjeje ajo ka ftuar emra te njohur si, Kate Beckinsale, Tobey Maguire, Fergie, Josh Duhamel, Liv Tyler, Jason Statham e Kurt Russel.

Gjithcka shkoi per mrekulli deri ne momentin qe nje i ftuar, emri i te cilit nuk eshte mesuar, ka thyer rregullat e shtepise, duke ndezur nje cigare. Pa dashje ai ka djegur divanin e shtepise, duke nxehur aktoren e cila ka bertitur me te madhe: “Nese do ta kishe ndezur jashte sic ju kerkova te gjitheve, divani nuk do ishte shkaterruar”.

Ajo nuk eshte qetesuar as kur i ftuari i premtoi se do ta paguante demin, cka ka habitur te pranishmit ne kete feste.

Top Channel