Viktor Zhusti, jeta e ndare mes kufijve

26/01/2010 18:55

Kur ishte 12 vjec, artisti i njohur i skenes dhe ekranit, Prokop Mima i tha se mund te behej aktor dhe profecia e tij ndodhi.

I rikthyer nga emigarcioni pas 17 vjetesh, Viktor Zhusti vazhdon t`i jape skenes te njejten energji dhe perkushtim. “Te gjithe me huqe” dhe “Kush ka frike nga Virxhina Woolf “ jane dy pjeset e qe rikthyhen bujshem para publikut, aktorin qe i kishte munguar teatrit.

Me kete filozofi shenjterie ai nisi kete rruge 56 vjecare, me rolin e pare, ate te Gencit tek  “Shtepia ne Bulevrd” me regjisorin Kujtim Spahivogli, ndersa vazhdonte studimet ne Shkollen e Larte per aktor. Nje rikthim ne Gjirokaster, e shenoi nder themeluesit e teatrit profesionist te qytetit dhe ne vitin 1971 me pozicionin si pedagog i rikthehet kryeqytetit per te patur nje tjeter rrjedhe.

Dhimter Anagnosti e perzgjodhi per rolin e Jahos tek “Malet me blerim mbuluar”. Regjisori Gezim Kame shprehet se Viktor Zhusti ka nje ekujliber mes kameras dhe publikut. Viktori eshte nga ata njerez qe e ka te veshtire te flase per rolet ne film dhe teater, i mesuar me frymen e nje disipline te forte dhe deshires per te qene prezent ne cdo periudhe, nje prej ish-studenteve te Akademise se Arteve, e qe tani eshte drejtor produksioni ne Teatrin Kombetar, Besim Kurti e kujton ne kete menyre rinine e Zhustit.

“E mbaj mend, ishte shume rigoroz dhe i lidhur me rolet dhe pedagogjine”, shprehet ai. Tani po perjeton moshen e trete, me filozofine markeziane e “te menduarit” e asaj qe kerkon te thote, Gezim Kamen, e rishikon ne kete menyre rikthimin e bujshem te Zhustit. “Eshte nje vullkan qe nuk kenaqet kurre me rolet e tij”, thekson Kame. Ne sfide me profesionin dhe  vehten, i perkedhelur nga fati i te qenurit aktor, Viktor Zhusti mendon te luaje ne skene deri sa te marre fryme.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel