Montag kercenon primatin e Anderson

26/01/2010 17:55

Nderhyrjet plastike per yjet hollivudiane jane kthyer ne nje rutine dhe tashme kjo nuk perben me lajm.

Paris Hilton apo Pamela Anderson perfitojne sa here qe dalin ne publik per te vene ne pah pjeset e tyre te modifikuara, por tashme ato duhet t’i tremben edhe konkurrences se Heidi Montag.

23 vjecarja amrikane e serialit”The Hills” ka pranuar me sinqeritet se ne shume te pjese te trupit te saj ka nderhyre bisturia. Ne harkun e 24 oreve ajo ka ndryshuar ne 10 pjese ku nder me kryesoret jane buza, hunda, qafa, veshet dhe gjoksi. Nuk duhen lene pa permendur ketu edhe kembet.

“E dua trupin tim dhe asnjehere nuk jam ndier me sexy se tani. Kisha dhimbje ngado por tani mund te mbeshtetem ne nje tjeter version te vetes time. Kam nje fytyre dhe energji te re”, thekson aktorja.  

Top Channel