Festivali i Kanes, Tim Burton presidenti i jurise

26/01/2010 17:30

Do te jete Tim Burton presidenti i jurise ne edicionin e 63-te te Feativalit te Kanes qe pritet te zhvillohet ne 12-13 maj.

52 vjecari qe ka drejtuar filma si, “Batman” e “Mars Attack!” ka deklaruar se po jeton nje enderr qe tashme eshte bere realitet. “Pasi e kam kaluar rinine duke pare tre programe njekohesisht dhe duke xhiruar nga 48 ore rresht filma horror, ndihem gati per ne Kane”, thekson regjisori i famshem.

Nderkohe, emrat e anetareve te jurise do publikohen ne mes te muajit prill. Burton sapo ka perfunduar xhirimet e “Liza ne boten e cudirave” dhe pritet te nise punen me “Bukuroshja e fjetur”.    

Top Channel