
Ishim mesuar t’i shihnim ne rrethe shume larg kryeqytetit skenat e dhunes ne futboll, por kete here ndodhen ne mes te kryeqytetit, ne stadiumin kombetar “Qemal Stafa”.
Nje nderhyrje e parregullt e Kulit ndaj Mukes shpertheu mllefin e lojtareve dhe me pas drejtueseve te pankines se klubit Tirana, ku e gjithe vemendja u spostua te iniciuesi i golit te pare dhe shenuesit te golit te dyte Elis Bakaj, i goditur ne disa raste nga trajneri i Tiranes Alban Tafaj dhe kapiteni bardheblu Devi Muka.
Perpara mbledhjes se jashtezakonshme te Komitetit Ekzekutiv te Federates Shqiptare te Futbollit, presidenti Armando Duka ka denuar dhunen dhe ka bere te ditur se do te merren masa te rrepta ndeshkuese ndaj te gjitheve atyre qe e shkaktuan kete dhune.
Nderkohe, presidenti i Dinamos, Besnik Sulaj, shpreh mbeshtetjen ndaj cdo nisme ligjore qe mund te marre lojtari i tyre Elis Bakaj, si i demtuari me i rende i ketij derbi. Gjithashtu Sulaj ka theksuar se cdo gje eshte e mbyllur dhe kampionati eshte i tyre. “Ne e presim me qetesi vendimin e Komisionit te Disiplines sepse ne stadium ka pasur perfaqesues te federates. Ne mbeshtesim edhe lojtarin Bakaj per inisiativen qe ka marre”, thekson Sulaj.
Edhe klubi Tirana ka reaguar duke mbledhur kryesine ne menyre urgjente dhe ka bere te ditur padine qe do t’i dorezoje prokurorise se rrethit duke bere fajtore gjyqtaret per gjithcka ndodhi ne fushe te hene. “Arbitrat me qellim kane ndeshkuar rende Tiranen duke ndikuar direkt ne mentalitetin e nje futbolli te prapambetur dhe duke demtuar imazhin e futbollit shqiptar. Tirana vendosi t’i drejtohet prokurorise per nderhyrjen e padrejte te nje arbitrimi te dyshimte”, deklaroi shefi i klubit bardheblu, Rauf Dimraj.
Top Channel