Vrasja ne Fushe-Kruje, kapet autori

25/01/2010 11:55

Nje 37-vjecar eshte vrare ne mesnate ne hyrje te Fushe – Krujes. Artan Elezi, sipas policise se Krujes eshte vrare me pistolete nga Skerdilajd Shala, bashkemoshatar i tij, pas nje mosmarreveshje mes tyre, ne kohen qe te dy po luanin bilardo.

Sipas policise autori i vrasjes pas ofendimeve ndermjet njeri-tjetrit ka nxjerre pistoleten, duke qelluar tre here mbi Artan Elezin dhe duke e plagosur rende ate.

Edhe pse Elezi eshte nisur menjehere per ne Spitalin Ushtarak, ai ka gjetur vdekjen, pa arritur dot te marre ndihme nga ana e mjekeve.  

Jane dashur pese ore kerkime intensive nga ana e policise, per te bere te mundur edhe arrestimin e autorit te krimit, i cili eshte kapur ne dalje te Fushe Krujes, pas bllokimit nga ana e policise te gjithe rrugedaljeve ai e ka patur te pamundur shpetimit te arrestimit.

Top Channel